Sport

Igli Tare “vë bastin” e tij për sulmuesin danez, 24 milionë euro për 20-vjeçarin e Sportingut!

Besimi është i madh që do bëjë mirë në Seria A, teksa kontrata e firmosur prej tij do të jetë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon. Harder largohet me 12 gola të shënuar dhe 7 të tjerë të asistuar te Sportingu.

26 Gusht 2025, 00:31 Nga DOSJA
Igli Tare “vë bastin” e tij për sulmuesin danez, 24

ITALI - Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga Sportingu i Lisbonës.

Përfaqësuesit e lojtarit janë takuar sot me drejtuesit e kuqezinjve dhe mbetet vetëm mbërritja e Harder në Milano. Do të jetë transferim përfundimtar dhe jo huazim siç raportohej fillimisht.

Milani duhet të paguajë 24 milionë euro bashkë me bonuset, që mund të shkojnë deri në 3 milionë euro. 20-vjeçari mund të quhet edhe basti i madh i Igli Tares dhe drejtuesve të tjerë.

Besimi është i madh që do bëjë mirë në Seria A, teksa kontrata e firmosur prej tij do të jetë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon. Harder largohet me 12 gola të shënuar dhe 7 të tjerë të asistuar te Sportingu.

Milani po kërkonte prej kohësh për një futbollist për qendrën e sulmit, dhe kështu e ka realizuar objektivin me sukses. Më parë Viktor Bonifejs dhe Rasmus Hojlund qëndronin po ashtu si alternativa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll