Sport

Pas "incidentit" dje me familjen Bellingham, Dortmundi u mbyll dyert prindërve të lojtarëve

Pasi Borussia Dortmund barazoi 3-3 në Sankt Pauli të dielën, Mark Bellingham i tha Sebastian Kehl se ishte i pakënaqur që e pa djalin e tij, Jobe, të largohej nga fusha në pushimin e pjesës së parë.

25 Gusht 2025, 17:07 Nga DOSJA
Pas "incidentit" dje me familjen Bellingham, Dortmundi u mbyll dyert

GJERMANI - Jude Bellingham la pas tre vite të shkëlqyera futbolli dhe 127 milionë euro pas kohës së tij te Borussia Dortmund. Megjithatë, aventura e vëllait të tij nuk po fillon me të njëjtin ritëm pas një përgatitjeje të suksesshme verore.

Ndërsa BVB u barazua 3-3 me Sankt Pauli në ditën e hapjes së Bundesligës të dielën, 19-vjeçari Jobe Bellingham u zëvendësua në pushim nga Niko Kovac. Kjo zgjedhje u pa si një fyerje nga babai i tij, Mark Bellingham.

Sipas Sky Sport dhe The Times, ish-futbollisti gjysmëprofesionist anglez hyri në zonën e zhveshjes së Borussien pas ndeshjes për të pritur të birin. Prania e tij dhe e gruas së tij Denise thuhet se nuk u pëlqyen nga drejtuesit dhe pasoi një diskutim i nxehtë. Babai dhe këshilltari i Jobe thuhet se iu ankuan Sebastian Kehl për zëvendësimin e të birit dhe lojën tepër "të kujdesshme" të prodhuar nga Verdhëzinjtë.

Zonë e ndaluar për familjet

"Jemi të gjithë të zhgënjyer nga rezultati i djeshëm", reagoi drejtori sportiv i Dortmundit. "E megjithatë, zona (e dhomave të zhveshjes) është dhe mbetet e rezervuar për lojtarët, trajnerët, menaxhmentin dhe jo për familjet dhe agjentët.

Kjo nuk do të ndodhë përsëri. Ne i kemi informuar qartë personat e përfshirë." Një mesazh që i drejtohet qartë Mark Bellingham, i cili është ende shumë i përfshirë në karrierën e bijve të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll