Sport

Rikthehet Ernest Muçi, i bashkohet ekipit në stërvitje pas dëmtimit!

Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të klubit turk, pikërisht për shkak dëmtimi.

26 Gusht 2025, 00:27 Nga DOSJA
Rikthehet Ernest Muçi, i bashkohet ekipit në stërvitje pas

TURQI - Ernest Muçi është rikthyer në stërvitje me Beshiktashin. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të klubit turk, pikërisht për shkak dëmtimi. Lajme të mira edhe për Kombëtaren e Shqipërisë ku mund të llogaritet nga Silvinjo.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe spekulimet për të ardhmen, megjithatë Muçi shfaqet i përqendruar te Beshiktashi. Sfida e radhës është e kthimit ndaj Luzanës, që vendos se cila prej dy skuadrave do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës. Përballja e parë mes tyre përfundoi me barazim 1-1. Muçi është i federuar për Europën, ndërsa data 28 gusht po afron.

Këtë javë luhet edhe sfida e javës së katërt në Superligën turke. Do të jetë transfertë ndaj Alanjaspor për Beshiktashin. Muçi akoma nuk e ka luajtur ndeshjen e parë në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll