Aktualitet

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në fshatin Akërni, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve

Nga zjarri zona është mbuluar nga tymi ndërsa banorët janë të shqetësuar për përhapjen e flakëve dhe dëmeve që mund të sjellin ato.

25 Gusht 2025, 17:23 Nga N.F
Përfshihet nga flakët pylli me pisha në fshatin Akërni,
Foto ilustruese

NOVOSELË- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pyll me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni. Mësohet se nga zjarri zona është mbuluar nga tymi ndërsa banorët janë të shqetësuar për përhapjen e flakëve dhe dëmeve që mund të sjellin ato.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ata po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë ka qenë në favor të flakëve pasi zjarrfikësit e kanë të vështirë të shkojnë me zjarrfikeset deri te vatra. Pritet që të ndërhyjnë edhe dy helikopterë.

zjarr ne novosele

Sondazh

Poll