Aktualitet

Ishte vjedhur një muaj më parë në Itali/ 38-vjeçari tenton të trafikojë automjetin në Shqipëri, prangoset në Durrës italiani

Ky mjeti ishte vjedhur më 25 qershor. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

25 Gusht 2025, 15:30 Nga N.F
Ishte vjedhur një muaj më parë në Itali/ 38-vjeçari
Foto

DURRËS- Një 38-vjeçar italian është vënë në pranga nga policia në Portin e Durrësit. Ai është prangosur pasi ka tentuar të fusë ne vendin tonë nje mjet të vjedhur një muaj më parë në Itali. Sipas njoftimit të policisë italiani ka tentuar të trafikoje mjetin në Shqipëri.

Ky mjeti ishte vjedhur më 25 qershor. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Italiani është identifikuar me iniciale G.L. Policia ka sekuestruar mjetin.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian.

Sekuestrohet automjeti. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

vjedhje ne itali trafikim mjeti ne durres

Sondazh

Poll