25 Gusht 2025, 14:59
Nga Blerina Gjoka
foto ilustruese
TIRANË- Në një letër publike dërguar disa ministrive, Policisë së Shtetit, Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Avokatit të Popullit, organizatat bëjnë “thirrje urgjente për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe mbrojtjen e lirive gazetareske”.
“Jemi të alarmuar që, pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të datës 12 gusht 2025, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e Focus Media Group dhe Panorama Group për masa të përkohshme të menjëhershme për rikthimin e aksesit në pajisjet dhe materialet e punës gazetareske, urdhri gjyqësor ende nuk është zbatuar”- thuhet në letër.
Organizatat konstatojnë se gazetarët vazhdojnë të përballen me kufizime në hyrjen në ndërtesë për të marrë materialet e tyre të punës, ndërsa policia ushtarake dhe subjekti shtetëror KAYO po pengojnë zbatimin e vendimit të gjykatës.
Ndërtesat e përdorura nga “Focus Media Group” u bllokuan mëngjesin e 9 gushtit nga policia, e cila rrethoi godinën në Shkozë, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, duke ndërprerë transmetimin e News24 në orën 07:36.
Kamionë të ushtrisë u filmuan teksa ngarkonin mobilje dhe pajisje nga ambientet e redaksisë, përfshirë edhe kompjutera të gazetarëve.
Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës.
Por vendimi nuk është zbatuar dhe gazetarët vijojnë të mos kenë akses në ambjentet dhe mjetet e tyre të punës.
Sipas organizatave të medias, “është alarmante që urdhri i detyrueshëm i gjykatës për të inventarizuar dhe siguruar ose kthyer të gjitha materialet profesionale brenda 48 orëve mbetet i pazbatuar”.
“Ky mosrespektim i hapur i një vendimi gjyqësor minon shtetin ligjor dhe vendos një precedent të rrezikshëm si për lirinë e medias ashtu edhe për sundimin e ligjit në Shqipëri”- shtojnë më tej organizatat.
Ato u bëjnë thirrje urgjente autoriteteve shtetërore që; “të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të garantojnë akses të pakufizuar për gazetarët në pajisjet dhe materialet e tyre, si dhe të ndërpresin çdo veprim që cenon lirinë gazetareske, përfshirë kërkesat ndaj gazetarëve për dorëzimin e pajisjeve elektronike në mënyrë që të hyjnë në ndërtesë, gjë që rrezikon konfidencialitetin e burimeve”.
Po ashtu, organizatat shprehin mbështetjen ndaj aktivistëve të medias, kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, dhe anëtarin e saj, Osman Stafa, si dhe me mbrojtës të tjerë të lirisë së shtypit dhe organizata monitoruese që janë vënë në shënjestër për shkak të veprimeve të tyre në mbështetje të redaksive të Focus Media Group dhe Panorama Group.
Letra drejtuar autoriteteve shqiptare u nënshkrua nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ),Free Press Unlimited (FPU), Reporterët pa Kufij (RSF), Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT), Rrjeti SafeJournalists, dhe nga Shoqatat e Gazetarëve të Bosnje-Hercegovinës, të Kosovës e të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve Kroatë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi./Reporter.al
focus media group
Aktualitet
25 Gusht 2025, 14:44
r.ll
dy motrat dhimaku
SARANDË- Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësi...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 14:42
r.ll
TIRANË- Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 13:39
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykatës Themelore në Prishtinë t&...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 12:31
r.ll
timo flloko
TIRANË - Aktori Timo Flloko ishte një ndër personalitetet që mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe public...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 11:43
r.ll
dy viktimat
SARANDË- Kevi Norra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Sarandë është ar...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 11:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Projekti i aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, me një kosto përfundimtare prej 240 mln USD, ...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 11:17
r.ll
artur zheji
TIRANË- Familja, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Hom...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 10:41
r.ll
vendi i krimit dhe cifti nakoleci
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga përballja e 40-vjeçarit, Pandeli Nakoleci me vajzën e ...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 10:13
r.ll
arrestimi
TIRANË- Dorian Beu, 46-vjeç, u arrestua në Malin e Tomorrit nga Forcat e Posaçme Operacionale, pasi ishte i shpallur n&eu...
Aktualitet
25 Gusht 2025, 10:04
r.ll
foto ilustruese
DIMAL- Një 63-vjeçar është arrestuar në Dimal për zjarrvënie në fshatin Poshnje e Vogël. N&e...