Aktualitet

EMRI/ Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, kishte ndërtuar pa leje

I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për ti shpëtuar përgjegjësisë prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

25 Gusht 2025, 15:17 Nga N.F
EMRI/ Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi
Foto

TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu mësohet se është prangosur pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT. I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për ti shpëtuar përgjegjësisë prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

I arrestuari është identifikuar si Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime për objektin e ndërtuar pa leje dhe të mos e procedonin. Ibraliu rezulton se nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.

spak imt

Sondazh

Poll