Aktualitet

Aksidentoi 5-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, nis hetimi për 55-vjeçarin në Vlorë

Sipas informacioneve policore aksidenti ka ndodhur më 21 gusht në bulevardin “Ismail Qemali”.

23 Gusht 2025, 13:36 Nga r.ll
Aksidentoi 5-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, nis
foto ilustruese

VLORË- Një 55-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi ka përplasur me automjetin e tij një të mitur që lëvizte me biçikletë. 5-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve policore aksidenti ka ndodhur më 21 gusht në bulevardin “Ismail Qemali”.

“U nis procedimi penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21 gusht, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e markës Ford, ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhej në njoftimin e policisë vendore.

 

aksident ne vlore

Sondazh

Poll