Aktualitet

AKU zhvillon aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, vendos 8 gjoba dhe bllokon 3 tonë fruta e perime

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në pikat e shitjeve të produkteve ushqimorë janë evidentuar shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.

23 Gusht 2025, 10:08 Nga r.ll
AKU zhvillon aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës,
foto ilustruese

SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në tregun ushqimor të Shkodrës. Sipas raportimeve, fokusi i këtij aksioni ishte garantimi i sigurisë ushqimore dhe luftimi i informalitetit.

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në pikat e shitjeve të produkteve ushqimorë janë evidentuar shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.

Si pasojë, AKU vendosi 8 masa administrative me gjobë dhe bllokoi rreth 3 tonë fruta dhe perime, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim.

AKU bëri me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë për konsumatorin dhe rritjen e formalizimit në sektorin ushqimor.

aku ne shkoder tregu ushqimor i shkodres

Sondazh

Poll