Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Kukës/ Vihen në pranga babë e bir, goditën me sende të forta të afërmin e tyre (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 

23 Gusht 2025, 09:49 Nga r.ll
Parandalohet ngjarja kriminale në Kukës/ Vihen në pranga
foto ilustruese

KUKË- Një ngjarje kriminalë është parandaluar në Kukës konkretisht në fshatin Kosharisht. 

Sipas informacioneve zyrtare policore janë arrestuar në flagrance babë e bir, sepse kanë goditur me sende të forta të afërmin e tyre. Në pranga janë vënë Mustrif dhe Besmir Murataj.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kukës/ Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Kosharisht.

Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë babë e bir.

Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M. M., 53 vjeç, dhe

B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

 

sherr ne kukes kosharisht

Sondazh

Poll