22 Gusht 2025, 19:13
Nga r.ll
violetta prigozhin
RUSI- Nëna e Yevgeny Prigozhin, themeluesit të grupit mercenar Wagner, ende pas 2 vitesh, nuk ka arritur të mësojë nga autoritetet se çfarë i ka ndodhur atij.
Në një intervistë të dhënë për faqen ruse të internetit Fontanka, 85-vjeçarja Violetta Prigozhin theksoi se djali i saj "dukej i dënuar" pas lëvizjes anti-Kremlin. Një javë para se avioni i tij të rrëzohej, i cili vrau nëntë persona të tjerë, ai i kishte thënë nënës së tij se priste të vdiste. E pyetur nëse ajo e kishte parashikuar vdekjen e tij, Prigozhin u përgjigj: "Sigurisht".
Prigozhin, e cila drejton një galeri arti pro-luftës, tha se u përpoq ta bindte të birin të mos shkonte në Moskë. Ajo madje e paralajmëroi se ai e kishte mbivlerësuar shkallën e mbështetjes së tij.
Edhe pse asnjë politikan i madh nuk e ka mbështetur kryengritjen e Prigozhinit, sondazhet kanë treguar se retorika e tij ka gjetur jehonë tek rusët. Dhe kur forcat Wagner morën kontrollin e instalimeve të mëdha ushtarake në Rostov-on-Don, Prigozhini u prit ngrohtësisht nga vendasit.
Nëna e themeluesit të Wagner është shprehur, se djali i saj nuk kishte absolutisht asnjë qëllim për të rrëzuar presidentin rus, por donte vetëm të komunikonte me udhëheqjen ushtarake.
Prigozhin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, për kohë të gjatë, vdiq bashkë me nëntë persona tjerë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në gusht të vitit 2023, dy muaj pas nisjes së një rebelimi të Wagnerit kundër udhëheqjes ruse. Agjencitë perëndimore të inteligjencës besojnë se rrëzimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një shpërthim në aeroplan, i urdhëruar nga Vladimir Putin, në hakmarrje për kryengritjen.
violetta prigozhin
Bota
22 Gusht 2025, 18:51
r.ll
mark carney
KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, tha të premten se vendi i tij do të heqë disa nga tarifat hakmarrëse pre...
Bota
22 Gusht 2025, 18:25
r.l
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se po pret të shohë nëse presidenti rus, Vladi...
Bota
22 Gusht 2025, 18:18
r.ll
lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit t...
Bota
22 Gusht 2025, 18:02
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazë...
Bota
22 Gusht 2025, 17:43
r.ll
john bolton, donald trump
SHBA- Agjentët e FBI-së kanë bastisur shtëpinë në Merilend dhe zyrën në Uashington DC t&e...
Bota
22 Gusht 2025, 16:18
r.ll
putin, trump
UKRAINË- Një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij rus, Vladimir Putin, nu...
Bota
22 Gusht 2025, 14:42
E. D
foo ilustruese
IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi – gru...
Bota
22 Gusht 2025, 14:28
N.F
Foto
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, q&eum...
Bota
22 Gusht 2025, 14:01
E. D
pamje nga vendngjarja
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi dje në një depo fishekzjarrësh në qytetin pak...
Bota
22 Gusht 2025, 13:30
E. D
foo ilustruese
SHBA- Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefs...