Bota

Trump: Putin dhe Zelenskyy janë si vaji dhe uthulla, nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin

Trump tha gjithashtu se nuk ishte i sigurt nëse duhej të merrte pjesë në një takim që po përpiqej të organizonte midis Putinit dhe Zelenskyt, pas bisedimeve të fundit me Putinin në Alaska.

22 Gusht 2025, 18:25 Nga r.l
Trump: Putin dhe Zelenskyy janë si vaji dhe uthulla, nuk shkojnë
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se po pret të shohë nëse presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të punojnë së bashku për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

"Do të shohim nëse Putin dhe Zelensky do të punojnë së bashku. E dini, është si puna me vajin dhe uthullën. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta", tha presidenti i SHBA-së gjatë një bisede të shkurtër me gazetarët.

Trump tha gjithashtu se nuk ishte i sigurt nëse duhej të merrte pjesë në një takim që po përpiqej të organizonte midis Putinit dhe Zelenskyt, pas bisedimeve të fundit me presidentin rus në Alaska. Megjithatë, siç vuri në dukje ai, ai do të preferonte të mos merrte pjesë.

donald trump volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll