Bota

VIDEO/ Shpërthim në një depo fishekzjarrësh në Pakistan, katër persona të vdekur dhe të paktën 30 të plagosur

Sipas Reuters, depoja dhe disa dyqane aty pranë u përfshinë nga flakët pas shpërthimit fillestar, i cili u pasua nga disa shpërthime më të vogla, duke i detyruar banorët të largoheshin nga zona.

22 Gusht 2025, 14:01 Nga E. D
VIDEO/ Shpërthim në një depo fishekzjarrësh në
pamje nga vendngjarja

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi dje në një depo fishekzjarrësh në qytetin pakistanez të Karaçit, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur më shumë se 30. Sipas Reuters, depoja dhe disa dyqane aty pranë u përfshinë nga flakët pas shpërthimit fillestar, i cili u pasua nga disa shpërthime më të vogla, duke i detyruar banorët të largoheshin nga zona.

Intensiteti i shpërthimit ishte aq i fortë sa xhamat e dyqaneve aty pranë u thyen, duke shpërndarë copa xhami mbi njerëzit në rrugë.

"Mendova se kishin shpërthyer disa bomba", u tha gazetarëve Aqib Khan, një banor i zonës.

Siç shihet në video, tym i dendur ngrihej nga një ndërtesë shumëkatëshe ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të shuanin zjarrin. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për shkakun e shpërthimit. Njerëzit filluan të vraponin për t'u fshehur dhe shoferët i devijuan me nxitim makinat e tyre.

Karaçi është kryeqyteti financiar i Pakistanit dhe ka një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorësh, ndërsa shpërthimi ndodhi një ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm të musoneve përmbytën qytetin.

Sondazh

Poll