REL: Kuvendi i Republikës Sërpska dhe Dodik sfidojnë Bosnjën me referendum
foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) më 22 gusht do të mbajë një seancë të jasht&...
Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.
SHBA- Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim. Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.
Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.
Nëse gjenden të dhëna të tilla, viza do t’u hiqet, ndërsa nëse mbajtësi i vizës ndodhet brenda territorit amerikan, ai ose ajo do të dëbohet, tha DASH-i. Që kur presidenti amerikan, Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në dëbimin e migrantëve që qëndrojnë ilegalisht në SHBA, por edhe të atyre me viza studentore apo me viza për programe shkëmbimi të studentëve.
Mesazhet nga Departamenti i Shtetit tregojnë se procesi i vazhdueshëm i kontrollit – i cili, sipas zyrtarëve, kërkon shumë kohë – është intensifikuar ndjeshëm. Kjo do të thotë se edhe ata që tashmë kanë leje qëndrimi në SHBA, kjo leje mund t’u hiqet papritur.
Sipas të dhënave të Departamentit për Siguri të Brendshme, vitin e kaluar në SHBA kanë qenë 12.8 milionë persona me “green card” dhe 3.6 milionë me viza të përkohshme.
Shifra prej 55 milionësh sugjeron se një pjesë e personave nën kontroll mund të ndodhen jashtë SHBA-së me viza turistike, tha Julia Gelatt nga Instituti për Politika të Migracionit. Ajo vuri në dyshim vlerën e shpenzimit të resurseve për persona që ndoshta nuk do të kthehen më kurrë në SHBA.
DASH-i theksoi se përqendrohet në indikatorë të papërshtatshmërisë, përfshirë qëndrimin përtej afatit të vizës, aktivitetet kriminale, rrezikun për rendin publik, përfshirjen në aktivitete terroriste apo mbështetjen e organizatave terroriste.
“Ne rishikojmë çdo informacion të disponueshëm gjatë procesit të kontrollit, përfshirë të dhëna nga policia, agjencitë e emigracionit ose çdo informacion tjetër që mund të dalë pas lëshimit të vizës dhe që mund të tregojë papërshtatshmëri”, tha Departamenti i Shtetit.
Po ashtu, SHBA-ja do të ndalojë lëshimin e vizave të punës për shoferët e kamionëve komercialë, njoftoi më 21 gusht sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në rrjetin X.
“Shtimi i numrit të shoferëve të huaj që drejtojnë kamionë të mëdhenj me rimorkio në autostradat amerikane po rrezikon jetët e qytetarëve amerikanë dhe po dëmton mundësitë e fitimit për kamionistët amerikanë”, shkroi Rubio.
foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) më 22 gusht do të mbajë një seancë të jasht&...
Volodymyr Zelensky, UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sjellja e Rusisë pas samitit SHBA-Rusi javën e kaluar dhe bise...
Foto SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dyshohet se i premtoi homologut të tij rus Vladimir Putin në vitin 2000 se do të shqyr...
Abbas Araqchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike ...
Vladimir Putin dhe Donald Trump MOSKË- Sulmi i Moskës të enjten në mëngjes, me 574 dronë dhe 40 raketa, vrau n&eum...
foo ilustruese KINË- Presidenti kinez, Xi Jinping, do të presë këtë muaj homologun e tij rus, Vladimir Putin, sekretarin e pë...
Takimi SHBA- Pas samitit të Ukrainës në Uashington Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukr...
pamje nga vendngjarja KINË- Shtatë punëtorë kanë vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pa...
Donald trump SHBA- Takimi i së hënës i udhëheqësve evropianë dhe presidentit të Ukrainës me Donald Trump ...
Pamje SHBA- Një gjykatës në Florida urdhëroi të enjten administratën Trump dhe zyrtarët shtetër...