22 Gusht 2025, 10:24
Nga E. D
Volodymyr Zelensky,
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sjellja e Rusisë pas samitit SHBA-Rusi javën e kaluar dhe bisedimeve të nivelit të lartë në Uashington me liderët evropianë është një sinjal se Moska nuk ka ndërmend të negociojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Tani, sinjalet që po vijnë nga Rusia janë thjesht skandaloze. Ata po përpiqen t’i shmangen mbajtjes së një takimi. Ata nuk duan ta përfundojnë këtë luftë”, tha Zelensky mbrëmjen e 21 gushtit, pasi Rusia përshkallëzoi sulmet ajrore.
Forcat Ajrore Ukrainase raportuan të enjten se Rusia lëshoi 574 dronë dhe 40 raketa në disa rajone, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar rëndë zonat e banuara dhe infrastrukturën.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi ajror i Rusisë, më i madhi për këtë muaj, ndodhi disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump priti Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në përpjekje për të shtyrë përpara negociatat e paqes.
Më herët më 21 gusht, Zelensky u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të bien dakord për një plan konkret mbi garancitë e sigurisë brenda 7-10 ditësh.
“Duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë që të ndalojë luftimet”, tha Zelensky, duke shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, e kupton vetëm forcën dhe presionin.
Në shënjestër të sulmeve ruse ishte edhe një fabrikë e madhe amerikane për prodhimin e pajisjeve elektronike. Guvernatori i rajonit të Zakarpatjës, Myroslav Biletskiy, tha se fabrika është një ndërmarrje civile që prodhon kryesisht pajisje shtëpiake. Ai shtoi se ajo u godit nga dy raketa Kalibr, duke shkaktuar një zjarr që u përhap në një sipërfaqe prej 7.000 metrash katrorë.
Ndërkaq, drejtori për marrëdhënie me publikun Conor Phillips tha se fabrika Flex Ltd ka pësuar dëme, duke shtuar se në këtë ndërtesë nuk prodhohen pajisje ushtarake, por vetëm prodhime për përdorim civil. Ai shtoi se disa punonjës janë plagosur dhe gjashtë persona janë hospitalizuar.
Andy Hunder, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, tha se ishte një sulm raketor rus “me të vërtetë i tmerrshëm” ndaj një prej investimeve më të mëdha amerikane në Ukrainë.
“Kjo nuk ishte vetëm një sulm ndaj Ukrainës. Ishte një sulm ndaj biznesit amerikan. Rusia jo vetëm që po shkatërron Ukrainën, ajo po shkatërron dhe poshtëron biznesin amerikan”, tha Hunder në X.
Ai i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të ndihmojë bizneset amerikane dhe t’i kundërvihet fushatës së shkatërrimit të Vladimir Putinit. Ndryshe, gjatë bisedimeve në Uashington më 18 gusht palët u pajtuan që të punohet në një plan për garancitë e sigurisë për Ukrainën pasi të përfundojë lufta. Për ofrimin e garancive të sigurisë barrën kryesore pritet të kenë shtetet evropiane, por ato do të mbështeten nga SHBA-ja.
volodymyr zelensky
Bota
22 Gusht 2025, 10:07
N.F
Foto
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dyshohet se i premtoi homologut të tij rus Vladimir Putin në vitin 2000 se do të shqyr...
Bota
22 Gusht 2025, 09:59
E. D
Abbas Araqchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike ...
Bota
22 Gusht 2025, 09:41
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
MOSKË- Sulmi i Moskës të enjten në mëngjes, me 574 dronë dhe 40 raketa, vrau n&eum...
Bota
22 Gusht 2025, 09:36
E. D
foo ilustruese
KINË- Presidenti kinez, Xi Jinping, do të presë këtë muaj homologun e tij rus, Vladimir Putin, sekretarin e pë...
Bota
22 Gusht 2025, 09:04
N.F
Takimi
SHBA- Pas samitit të Ukrainës në Uashington Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukr...
Bota
22 Gusht 2025, 08:48
E. D
pamje nga vendngjarja
KINË- Shtatë punëtorë kanë vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pa...
Bota
22 Gusht 2025, 08:25
E. D
Donald trump
SHBA- Takimi i së hënës i udhëheqësve evropianë dhe presidentit të Ukrainës me Donald Trump ...
Bota
22 Gusht 2025, 08:14
N.F
Pamje
SHBA- Një gjykatës në Florida urdhëroi të enjten administratën Trump dhe zyrtarët shtetër...
Bota
22 Gusht 2025, 08:13
E. D
Milorad Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINA- Milorad Dodik nuk është më president i Republika Srpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnj&...
Bota
22 Gusht 2025, 08:09
E. D
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si krejtësisht të papr...