Bota

PAMJE/ Sulm terrorist në Kolumbi përpara bazës ajrore, 5 persona të vdekur dhe 36 të plagosur pas shpërthimit të një bombe

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë njerëz në terren ndërsa ekipet e shpëtimit ofrojnë ndihmën e parë, një kamion në flakë, disa automjete të tjera të dëmtuara dhe dritare të thyera.

22 Gusht 2025, 07:20 Nga E. D
PAMJE/ Sulm terrorist në Kolumbi përpara bazës ajrore, 5 persona
pamjen nga vendngjarja

KOLUMBI- Shpërthimi i një automjeti të mbushur me një sasi të madhe eksplozivësh përpara një baze ajrore në Cali (jugperëndim), qyteti i tretë më i madh i Kolumbisë, vrau të paktën pesë persona dhe plagosi 36 të tjerë.  Sipas deklaratave të policisë një bombë shpërtheu pranë bazës ushtarake Marco Fidel Suarez. 

Duke dhënë një deklaratë për shtypin, kryebashkiaku i Cali-t, Eder, e përshkroi sulmin si një sulm narko-terrorist. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë njerëz në terren ndërsa ekipet e shpëtimit ofrojnë ndihmën e parë, një kamion në flakë, disa automjete të tjera të dëmtuara dhe dritare të thyera.

"Dëgjuam zhurmën e një shpërthimi të madh pranë bazës ajrore. Ka të vdekur midis njerëzve që kalonin në rrugë", tha për AFP-në një tjetër dëshmitar okular, Alexis Atizaval, 40 vjeç.

Autoritetet evakuuan me nxitim ata që ishin të pranishëm në ndërtesa dhe në një shkollë pranë vendit të shpërthimit. Megjithatë ende nuk është e qartë se cila nga grupet e armatosura që veprojnë në Kolumbi qëndron pas bombardimit. Kreu i qeverisë së prefekturës, Dilian Francisca Toro, foli gjithashtu për një sulm terrorist dhe shtoi, "terrorizmi nuk do të na mposhtë".

Në qershor, një fraksion disident i ish-FARC-ut, Shtabi i Përgjithshëm Qendror (EMC), mori përgjegjësinë për një seri shpërthimesh me bomba dhe sulmesh të tjera në dhe përreth Calit, të cilat rezultuan në vdekjen e shtatë personave, pesë civilëve dhe dy oficerëve të policisë.

kolumbi sulm terrorist

Sondazh

Poll