21 Gusht 2025, 22:45
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë të mirë dhe përmbajtësore përmes telefonit me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç e quajti Maduron mik të madh të Serbisë dhe e falënderoi për qëndrimin e tij karshi Kosovës.
“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të qëndrueshme të Venezuelës sa i përket ruajtjes së integritetit tonë territorial dhe mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Vuçiç.
Zyrtarët serbë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, të cilin Bashkimi Evropian e sheh si president me mungesë legjitimiteti të një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore. Në inaugurimin e Madurit për president, në janar, mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, gjë që u pasua me kritika nga Brukseli.
Regjimi venezuelas është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, në të cilin synon të anëtarësohet Serbia, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, të cilat u ashpërsuan më 10 janar.
Vuçiq bisedoi me Maduron pasi më herët gjatë ditës, pas takimit me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, kishte paralajmëruar një takim në nivel të lartë mes udhëheqësve të Serbisë dhe Rusisë, i cili pritet të zhvillohet në një periudhë shumë të afërt. Zyrtarët e Serbisë refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve dhe kritikave që vijnë si nga Brukseli, ashtu edhe nga Uashingtoni.
aleksandar vuçiç
Bota
21 Gusht 2025, 22:31
E. D
Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy, Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po vazhdon përpjekjet diplomatike për t&eu...
Bota
21 Gusht 2025, 22:26
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Kremlini po bën gjithçka për të shmang...
Bota
21 Gusht 2025, 22:08
E. D
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Policia në Brazil ka akuzuar ish-presidentin Jair Bolsonaro, 70 vjeç, dhe djalin e tij 41-vjeçar Eduardo për...
Bota
21 Gusht 2025, 20:31
E. D
Narendra Modi
FRANCË- Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan të hë...
Bota
21 Gusht 2025, 20:12
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot në një intervistë radiofonike se do të patrulloj&eum...
Bota
21 Gusht 2025, 20:05
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të q&...
Bota
21 Gusht 2025, 19:32
E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykatësi Arthur Engoron kishte vendosur që Trump të paguante këtë shumë pasi kishte rritur në m&eum...
Bota
21 Gusht 2025, 18:58
E. D
Vladimir Putini
RUSI- Kërkesat e Vladimir Putinit për Ukrainën janë zbuluar nga Reuters, duke cituar burime t&...
Bota
21 Gusht 2025, 17:09
E. D
pamje nga sherri
SHBA- Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival pasi pasagjer&...
Bota
21 Gusht 2025, 15:02
E. D
foto ilustruese
HUNGARI- Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka hequr fjalën “ruse” nga një shkrim në rrjetet sociale,...