Bota

VIDEO/ Rusët sulmojnë me dronë fabrikën amerikane në Ukrainë, raportohet për shumë persona të lënduar

Andy Hunder, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, konfirmoi se kompania amerikane, Flex, u godit në sulmin e natës nga Rusia.

21 Gusht 2025, 22:53 Nga E. D
VIDEO/ Rusët sulmojnë me dronë fabrikën amerikane në
pamje nga shperthimi

UKRAINË- Rusia ka goditur një fabrikë elektronike amerikane në Ukrainë ku punonin rreth 800 civilë. Fabrika Flex Ltd. në Mukachevo, një qytet qindra milje larg vijës së frontit, u përfshi nga flakët pasi u godit nga dy raketa ruse Kalibr. Andy Hunder, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, konfirmoi se kompania amerikane, Flex, u godit në sulmin e natës nga Rusia.

Ai i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump që të veprojë, duke thënë se Rusia jo vetëm që po shkatërron Ukrainën, por ajo po minon udhëheqjen, vlerat dhe biznesin amerikan. Rusia nuk po kërkon paqe ajo po sulmon interesat dhe vlerat amerikane.

“Ne po i bëjmë thirrje presidentit Donald Trump që të qëndrojë në krah të biznesit amerikan në Ukrainë”, theksoi Hunder.

Ky i fundit shtoi se asnjë punonjës i Flex nuk u vra gjatë sulmit me raketa, por rreth një duzinë personash u plagosën. Ndryshe, autoritet amerikane deri më tani nuk kanë reaguar rreth sulmit të fundit rus ndaj bizneseve amerikane në Ukrainë.

lufa ukraine-rusi

Sondazh

Poll