Bota

Netanyahu: Do të ecim përpara me pushtimin e qytetit të Gazës edhe nëse biem dakord për pengjet

Kjo u deklarua nga Benjamin Netanyahu në një intervistë me SkyNews Australia, duke theksuar se edhe nëse Hamasi bie dakord me Izraelin për pengjet, ai do të vazhdojë operacionin për të eliminuar terroristët e mbetur në mënyrë që të sigurojë sigurinë e vendit të tij.

21 Gusht 2025, 20:05 Nga E. D
Netanyahu: Do të ecim përpara me pushtimin e qytetit të
 Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët. Kjo u deklarua nga Benjamin Netanyahu në një intervistë me SkyNews Australia, duke theksuar se edhe nëse Hamasi bie dakord me Izraelin për pengjet, ai do të vazhdojë operacionin për të eliminuar terroristët e mbetur në mënyrë që të sigurojë sigurinë e vendit të tij.

"Ne do ta bëjmë gjithsesi (të marrim Qytetin e Gazës). Nuk ka pasur kurrë dyshim se do ta lëmë Hamasin atje. Mendoj se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha më së miri - ai tha se Hamasi duhet të zhduket nga Gaza", tha Kryeministri izraelit.

Në të njëjtën kohë, ai tha se lufta po i afrohet fundit. "Por unë thashë se kjo luftë mund të përfundojë sot. Mund të përfundojë nëse Hamasi ul armët dhe liron 50 pengjet e mbetura, të paktën 20 prej të cilëve janë gjallë".

Ai shtoi gjithashtu se qëllimi ynë është të lirojmë të gjithë pengjet, të çarmatosim Hamasin, të çmilitarizojmë Gazën dhe tu ofrojmë një të ardhme të ndryshme popullit të Gazës.

"Mendoj se jemi në prag të përfundimit të kësaj lufte, një luftë në shtatë fronte që përfshin Iranin dhe përfaqësuesit e tij", përmblodhi kryeministri izraelit.

 benjamin netanyahu

Sondazh

Poll