Aktualitet

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Policia: Denoncimi u bë nga nëna e tij

Blutë bëjnë me dije se ditën e sotme rreth orës 17:00 është paraqitur në komisariat nëna e Daniel Shimës, E cila ka bërë denoncimin se ka humbur kontaktet me djalin e saj.

20 Gusht 2025, 19:47 Nga E. D
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Policia: Denoncimi u bë
Daniel Shima

TIRANË- Policia ka reaguar për zhdukje e ish-zv/drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Blutë bëjnë me dije se ditën e sotme rreth orës 17:00 është paraqitur në komisariat nëna e Daniel Shimës, E cila ka bërë denoncimin se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion. Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

daniel shima

Sondazh

Poll