Aktualitet

"Po më arrestojnë"/ Çfarë u tha familjarëve ish-zv.drejtori i AKSHI-t para se të zhdukej

Mësohet se ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kontaktin e fundit me familjen i ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku u ka treguar se po e ndalonte policia.

20 Gusht 2025, 19:12 Nga E. D
"Po më arrestojnë"/ Çfarë u tha familjarëve
Daniel Shima

TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t Daniel Shima, u denoncua ditën e sotme në polici nga familjarët si person i zhdukur. Mësohet se ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kontaktin e fundit me familjen i ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku u ka treguar se po e ndalonte policia.

Pas këtij komunikimi familjarët janë interesuar pranë uniformave blu dhe aty kanë mësuar se Danieli nuk është ndaluar nga policia. Menjëherë pas këtij lajmi ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

daniel shima

Sondazh

Poll