Politike

Nuk mori votat e duhura për kryeparlamentare, Haxhiu: Problem nuk ka qenë emri im! PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë

Sipas saj, sot u dëshmua se LVV nuk ka pasur marrëveshje me Listën serbe, nuk ka dhe nuk do të ketë.

20 Gusht 2025, 14:55 Nga N.F
Nuk mori votat e duhura për kryeparlamentare, Haxhiu: Problem nuk ka
Foto

KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën herë të votimit të saj si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu u shpreh se seanca e sotme dëshmoi se problemi nuk është emri i saj, por është me Lëvizjen Vetëvendosje. Haxhiu theksoi se partitë PDK, LDK, AAK janë bashkë me Listën serbe, ndonëse ata akuzonin LVV për marrëveshje me Listën serbe.

“Besoj që sot jeni bindur që problem nuk ka qenë emri im, problemi është me Vetëvendosjen. Pra, opozita bashkë me Listën serbe, sepse sot edhe njëherë u dëshmua se PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë…”, tha ajo.

“Për shembull kur kryesuesi i seancës vendoste për votim të fshehtë ne akuzoheshim nga njerëzit e PDK se po insiston për votim të fshehë se kemi marrëveshje me Listën serbe… Sot u dëshmua se këtë marrëveshje e kanë PDK, LDK, AAK, në të linjë me Listën serbe”, tha ajo.

Sipas saj, sot u dëshmua se LVV nuk ka pasur marrëveshje me Listën serbe, nuk ka dhe nuk do të ketë. Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e minsitrise së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.

albulena haxhiu kosove lvv

Sondazh

Poll