Politike

Punimet në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”, Rama ndan pamjet: Po zgjerohet godina, do të ketë ambiente për mësim dhe shërbime sociale

Ai thekson se qendra do të shërbejë për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.

20 Gusht 2025, 14:00 Nga N.F
Punimet në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel
Punimet

SARANDË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se punimet në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla” po vijojnë ndërsa ka ndarë detaje ka ky projekt. Rama shkruan se kjo ndërtesë do të jetë edhe një qendër e shërbimeve të Integruara për komunitetin.

Ai thekson se qendra do të shërbejë për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës. Në pamjet e publikuara duke ministri Albana Koçiu e cila ka inspektuar punimet. Siç shihet nga videot një pjese e madhe e punimeve ka përfunduar ndërsa po punohet për të finalizuar projektin.

"Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin. Qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës

Investimi parashikon: Rehabilitimin dhe zgjerimin e godinës, ambjente për mësim, art dhe zhvillim aftësish, Kopësht edukativ, kënde lojërash dhe terrene sportive, Hapësira komunitare për kurse, trajnime dhe shërbime sociale," shkruan Rama.

rama

Sondazh

Poll