Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte nga Greqia dy thasë me veshje, arrestohet shoferi i autobusit në Kapshticë (EMRI)

I arrestuari është identifikuar si Endri Nisi. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

19 Gusht 2025, 09:44 Nga N.F
Tentoi të kontrabandonte nga Greqia dy thasë me veshje, arrestohet
Foto

KORÇË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kapshticë. Mësohet se në autobusin që drejtonte 50-vjeçari u gjetën dy thasë me veshje të kontrabanduara nga Greqia.

I arrestuari është identifikuar si Endri Nisi. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Policia ka sekuestruar veshjet ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

"Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

endri nisi

Sondazh

Poll