Aktualitet

VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga policia kufitare një 30-vjeçare në Vlorë

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë.

17 Gusht 2025, 21:19 Nga E. D
VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga policia kufitare
pamje nga vendngjarja

VLORË- Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një gruaje e cila rrezikoi mbytjen në det. Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu gjatë rrugës, gjendja shëndetësore e 30-vjeçares u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.


Njoftimi i Policisë: 

Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit. Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.

Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve.

 policia kufitare e vlorës

Sondazh

Poll