Politike

"Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave agroturistike", Denaj: Aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritjen shqiptare!

Ajo thekson se tashmë është më e lehtë të eksplorohen këto ferma përmes programit Agroturizëm al i cili paraqet vendet ideale për të parë nga afër traditat dhe mikrpritjen shqiptare.

17 Gusht 2025, 11:01 Nga N.F
"Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave
Foto

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga fermat agroturistike në vend. Denaj u ka bërë thirrje shqiptarëve që të eksplorojnë dhe zbulojnë vendin përmes këtyre fermave.

Ajo thekson se tashmë është më e lehtë të eksplorohen këto ferma përmes programit Agroturizëm al i cili paraqet vendet ideale për të parë nga afër traditat dhe mikrpritjen shqiptare. Edhe në videon e shpërndarë nga këto ferma duken pamje mbreslënëse të natyrës ku çdo person mund të kalojë një eksperiencë unike duke zbuluar vende të reja të Shqipërisë.

"Nga veriu në jug, zbulo Shqipërinë përmes fermave agroturistike! Shijoni gatime tradicionale të rendita me produkte të përditësuara vendase, përjetoni nga afër jetën e fermerëve dhe bëhuni pjesë e përditshmërisë së tyre.

Shkarkoni programin AGRITOURISM AL dhe eksploroni të gjitha fermat agroturistike në mbarë vendin, aty ku tradita bashkohet me natyrën dhe mikpritjen shqiptare që kthehet në përvojë unike," shkruan Denaj.

 

denaj

Sondazh

Poll