16 Gusht 2025, 21:10
Nga N.F
Foto
TIRANË- NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Cështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar sipas tij zvarritjen që Bashkia Tiranë i ka bërë procesit të rindërtimit. Teliti thekson se 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro.
Ai ka ngritur disa pyetje se ku po shkojnë këto para dhe se procesi i rindërtimit po zvarritet teksa vë kryeqytet shtohen kulla shumë shpejt. Teliti shkruan se kjo situatë është një dështim politik që tregon mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga drejtuesit e Bashkisë.
"SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË! Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit. Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro – më pak se gjysma!
Ku shkuan paratë e tjera? Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar të prekur! Me këtë ritëm tallës, a duhet të presim vërtet deri në dekadën e ardhshme që shtëpitë e nevojtarëve të rindërtohen? Ndërkohë që kulla pas kulle ngrihet me shpejtësi marramendëse në zemër të Tiranës, duke shërbyer interesat e një klike të ngushtë, rindërtimi i shtëpive të qytetarëve është kthyer në sinonim të zvarritjes së pafundme, abuzimeve flagrante me tenderat, dhe punimeve fantazmë ose jashtë çdo standardi.
Ky nuk është thjesht një dështim menaxherial, por ky është një dështim politik që tregon qartë mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Kryeqytetit. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të madh?" shkruan Teliti.
teliti
Politike
16 Gusht 2025, 15:49
N.F
Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e aparatit të brakiterapisë në ...
Politike
16 Gusht 2025, 15:37
N.F
Foto
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e zhvi...
Politike
16 Gusht 2025, 13:22
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i PL, Ilir Meta ka ka folur për vendimin politik për ta lënë në burg edhe pse hetimet u mbyll&eu...
Politike
16 Gusht 2025, 11:48
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli përmes një deklarate zbuloi se Parti...
Politike
16 Gusht 2025, 11:23
E. D
Artan Distafa
TIRANË- Partia e Lirisë përmes një deklarate ka reaguar lidhur me pagesat që vijojnë të derdhen n&eu...
Politike
16 Gusht 2025, 10:46
Alqi Bllako
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderi...
Politike
16 Gusht 2025, 10:40
E. D
Sali Berisha
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë private në Istog të Kosovës,...
Politike
15 Gusht 2025, 20:23
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ishte i pranishëm në Bjeshkët e Istogut, në ce...
Politike
15 Gusht 2025, 20:27
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga "aventuara" e tij...
Politike
15 Gusht 2025, 18:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se vlerësimi e...