Politike

'Në Istogun e Ibrahim Rugovës'/ Berisha: Gjeniu politik i kombit shqiptar! Burr i madh, përfaqësoi me dinjitet interesat e Kosovës

Gjatë një interviste për ‘Gazeta’, Berisha u ndal edhe te arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova duke qënë në vendlindjen e tij, ku theksoi se është gjeniu politik i kombit shqiptar.

15 Gusht 2025, 20:23 Nga DOSJA

'Në Istogun e Ibrahim Rugovës'/ Berisha: Gjeniu politik i


KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ishte i pranishëm në Bjeshkët e Istogut, në ceremoninë për shpalosjen e pllakës së falënderimit për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ku kanë marrë pjesë gjeneral e figura të larta politike.

Gjatë një interviste për ‘Gazeta’, Berisha u ndal edhe te arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova duke qënë në vendlindjen e tij, ku theksoi se është gjeniu politik i kombit shqiptar.

‘Është burri i madh i këtij kombi që çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, çështjen e lirisë dhe pavarësisë së tij, e mori nga barakat e LDK-së në Prishtinë dhe e çoi deri në Dhomën Ovale, në zyrat më të larta të ShBA. Ibrahim Rugova përfaqësoi me dinjitetin më të madh, me civilitetin më të madh, me vizionin dhe qartësinë më të madhe, kombin dhe interesat e tij’, u shpreh Berisha.

Berisha: Jam këtu në Istog, vendlindjen e gjeniut politik të kombit shqiptar. E kam theksuar dhe e theksoi prap, gjenitë e këtij kombi ka qënë Skënderbeu, është Ismail Kadare, Ibrahim Rugova dhe Nënë Tereza. Këto personalitete, secili në fushën e tij, u bë simbol frymëzimi jo vetëm për shqiptarët por për njerëzit në mbarë botën. Ibrahim Rugova, është dhe do mbetet, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës. Është burri i madh i këtij kombi që çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, çështjen e lirisë dhe pavarësisë së tij, e mori nga barakat e LDK-së në Prishtinë dhe e çoi deri në Dhomën Ovale, në zyrat më të larta të ShBA. Ibrahim Rugova përfaqësoi me dinjitetin më të madh, me civilitetin më të madh, me vizionin dhe qartësinë më të madhe, kombin dhe interesat e tij. 

Sondazh

Poll