Politike

"Aparati i brakiterapisë në QSUT sërish jashtë funksionit", Vokshi: Dhjetëra pacientë me kancer pa trajtim jetik, ky është krim shtetëror

Ajo ka theksuar se seancat me këtë aparat janë jetike dhe se çdo seancë që nuk kryhet rrezikon jetën e pacientit.

16 Gusht 2025, 15:49 Nga N.F
"Aparati i brakiterapisë në QSUT sërish jashtë
Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e aparatit të brakiterapisë në QSUT. Vokshi thekson se aparati është jashtë funksioni dhe se kjo nuk është hera e parë që ndodh duke vënë në rrezik jetën e pacientëve me kancer.

Ajo ka theksuar se seancat me këtë aparat janë jetike dhe se çdo seancë që nuk kryhet rrezikon jetën e pacientit. Më tej Vokshi shtoi se qindra milionë euro harxhohen për koncesione abuzive ndërsa pacientët nuk marrin dot terapitë. Ajo e ka cilësuar këtë një krim shtetëror dhe se SPAK është bashkëfajtor pasi pavarësisht kallëzimeve ka heshtur.

"Skandal i përsëritur në Onkologjik! Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!

Nuk është hera e parë. Nuk është rast i izoluar. Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtues në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën. Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor," shkruan Vokshi.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albana Vokshi (@vokshialbana)

qsut vokshi

Sondazh

Poll