Politike

Ministri Vengu: Vlerësimi e kompensimi i dëmeve nga zjarret do realizohet në çdo bashki me procedure të veçantë!

Vengu thekson se më pas bashkitë do të bëjnë lista të objekteve që janë dëmtuar dhe në bazë të tyre do përcaktohet edhe kostoja e kompensimit.

15 Gusht 2025, 18:20 Nga N.F
Ministri Vengu: Vlerësimi e kompensimi i dëmeve nga zjarret do
Foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se vlerësimi e kompensimi i dëmeve nga zjarret do realizohet në çdo bashki me procedure të veçantë. Sipas ministrit fillimisht do të evidentohen rastet nga grupet e ngritura dhe më pas do të realizohet një inventar.

Vengu thekson se më pas bashkitë do të bëjnë lista të objekteve që janë dëmtuar dhe në bazë të tyre do përcaktohet edhe kostoja e kompensimit. Nga zjarret e rëna ditët e fundit sidomos në Delvinë dhe Gramsh janë djegur dhjetëra banesa dhe kanë ngordhur shumë bagëti.

"Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore , mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile", shkruan Vengu.

zjarret ne vend pirro vengu

Sondazh

Poll