Aktualitet

18 mijë euro për kurimin në Turqi, familjarët e 31-vjeçarit thirrje për ndihmë: Shpresa është tek ju, çdo dorë e shtrirë është një hap drejt shpëtimit të tij!

Në pamundësi për të patur këto para, familja e të riut kërkojnë ndihmë nga shqiptarët që të kontribuojnë mesa munden për të grumbulluar shumën.

16 Gusht 2025, 18:50 Nga N.F
18 mijë euro për kurimin në Turqi, familjarët e
Ajet Alibehaj

TIRANË- 31-vjeçari, Ajet Alibehaj po përballet me një sëmundje të rëndë. Përveç sëmundjes së rëndë i riu nga mbi shpinë edhe një barrë të madhe ekonomike e cilia mund ta shpëtojë atë nga sëmundja. Alibehaj duhet të marrë kurim në Turqi, trajtimi cili kërkon 18.000 euro.

Në pamundësi për të patur këto para, familja e të riut kërkojnë ndihmë nga shqiptarët që të kontribuojnë mesa munden për të grumbulluar shumën. Vëllai i të riut, Urim Alibehaj ka bërë thirrje se çdo ndihmë është një hap drejt shpqtimit të tij. Ai thekson se shpresa e tyre e vetme është të shqiptarët.

KLIKO KËTU PËR TË DHËNË NDIHMË

“Një thirrje për jetën e vëllait tim. Vëllai im është vetëm 31 vjeç… një djalë i qeshur, i dashur, plot jetë, që gjithmonë ka ditur t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë. Por sot jeta e tij është në rrezik. Një sëmundje e rrallë dhe e rëndë e ka goditur papritur dhe e ka lidhur me spitalet, duke ia shndërruar ditët e rinisë në një betejë të dhimbshme.

Ditëlindjen e tij e kaloi aty, mes mureve të ftohta të spitalit… por sërish me buzëqeshje, sepse ai nuk dorëzohet. Ai ka vetëm një ëndërr: të shërohet dhe të jetojë, të kthehet tek jeta, tek ne. Për këtë ka nevojë për trajtime të kushtueshme, të cilat familja jonë nuk ka mundësi t’i përballojë e vetme. Sot, shpresa e tij është tek ju. Çdo ndihmë, çdo dorë e shtrirë, është një hap drejt shpëtimit të tij. Ju lutem nga zemra, ndihmoni – qoftë me një kontribut, qoftë duke shpërndarë këtë thirrje. Për ju mund të jetë e vogël, por për vëllain tim është jeta”, shkruan Urim Alibehaj.

ajet alibehaj

Sondazh

Poll