Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëjetuesen e tij, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë 41-vjeçari me iniciale F.C pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur thikë bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

16 Gusht 2025, 12:45 Nga E. D
Plagosi me thikë bashkëjetuesen e tij, vihet në pranga
foto ilustruese

TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë 41-vjeçari me iniciale F.C pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur thikë bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu bëhet me dije se është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç. 41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2025, 07:11

Punë verore, e ardhme e pasigurt

TIRANË- Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, du...