Aktualitet

Fluks i madh në Rrugën e Kombit, qytetarët presin në rradhë kilometrike

Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare.

16 Gusht 2025, 14:13 Nga DOSJA
Fluks i madh në Rrugën e Kombit, qytetarët presin në
foto ilustruese

KUKËS- Një fluks i madh automjetesh është bërë ditën e sotme nga pika kufitare e Morinit deri te tuneli i Kalimashit. Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit.

Ndërkohë drejtuesit e mjeteve thonë se po presin në radhë të gjata, kryesisht për të kryer pagesën. Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. 

morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Gusht 2025, 07:11

Punë verore, e ardhme e pasigurt

TIRANË- Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, du...