Aktualitet

"33 ditë pa pajisjen e brakiterapisë", gazetari Osman Stafa: Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë! Kjo situatë s'është normale

Stafa thekson se kjo situatë është alarmante dhe se kjo mungesë ka ardhur nga mungesa e mirëmbajtjes së aparatit.

16 Gusht 2025, 18:24 Nga N.F
"33 ditë pa pajisjen e brakiterapisë", gazetari Osman Stafa:
Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se spitalin Onkologjik prej 33 ditësh nuk punon aparatura brakiterapi. Stafa thekson se kjo situatë është alarmante dhe se kjo mungesë ka ardhur nga mungesa e mirëmbajtjes së aparatit.

Teksa ka ngritur pyetje se përse nuk është kryer procesi i mirëmbajtjes, Stafa thekson se trajtimi i kancerit nuk pret tenderat e ministrisë. Ai shtoi se kjo situatë është turpshme dhe kriminale.

"SPITALI ONKOLOGJIK, 33 DITË PA BRAKITERAPI! KY ËSHTË ALARM! Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Shkak është mosbërja e procesit të mirëmbajtjes. Pse nuk iu bë, dhe pse nuk i bëhet mirëmbajtja e kësaj pajisjeje? Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje?

Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes teknike, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal. Në çdo vend normal, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë. Kjo situatë s'është normale. Është kriminale. A kështu ecën karvani përpara? Turp", shkruan gazetari.

qsut osman stafa

Sondazh

Poll