Politike

Pyet AI për piromaninë, por i ngatërron emrin, Rama: Ja çfarë thotë ChatGBT për zjarrvënien

Kjo një shkronjë e gabuar, por e mjaftueshme për tu bërë meme dhe vrull komentesh në rrjetet sociale. 

15 Gusht 2025, 14:01 Nga E. D
Pyet AI për piromaninë, por i ngatërron emrin, Rama: Ja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke pyetur ChatGPT për piromaninë dhe zjarrvëniet i ka ngatërruar emrin duke iu referuar si ChatGBT. Kjo një shkronjë e gabuar, por e mjaftueshme për tu bërë meme dhe vrull komentesh në rrjetet sociale. 

Rama thotë se, sipas "ChatGBT", në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton ndjesi kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Kryeministri që shumicën e fjalimeve të tij e përmend dhe flet për AI, i ngatërron dhe emrin. 

Pyet AI për piromaninë, por i ngatërron emrin, Rama: Ja

Statusi i plotë

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE

Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret

Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë

Nderkohe sipas ChatGBT:

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.

Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur

edi rama

Sondazh

Poll