Sport

VIDEO/ Rayo Vallecano dhe Villareali e nisi me fitore La Ligës…

Rayo Vallecano fitoi në transfertë 3-1 ndaj Gironës, ndërsa Villareali fitoi 2-0 ndaj Oviedos

15 Gusht 2025, 23:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Rayo Vallecano dhe Villareali e nisi me fitore La Ligës…

SPANJE - Rayo Vallecano fitoi 3-1 në ndeshjen e tyre të parë të sezonit 2025-26 të La Ligës, duke dominuar pjesën e parë kundër Gironas, falë golave nga de Frutos, Garcia dhe Palazón (një penallti). Në pjesën e dytë, Girona luajti me dhjetë lojtarë, pasi Gazzaniga (43’) u ndëshkua me karton të kuq.

Girona shënoi një gol në minutën e 57-të me anë të Roca-s, të asistuar nga Tsygankov, por nuk arriti të rikthehej dhe kështu e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme: një humbje në shtëpi.

Vendasit, me nënshkrimet e reja Vitor Reis dhe Lemar, u munduan të gjenin ritmin e tyre, ndërsa skuadra madrilene luajti një pjesë të parë të fortë dhe fitoi tre pikët e para të vitit.

Edhe në ndeshjen e dytë, Villareali arriti të fitonte pastër 2-0 ndaj Oviedos. Gjithçka përfundoi në 45 minutat e para. Për miqtë Rondon humbi një penallti (14’), ndërsa në mintën e 27-të Reina mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe e la Oviedon me një lojtar më pak në fushë.

‘Nëndetësja e verdhë’ bëri detyrën shënoi dy herë me Etta Eyong (29’) dhe Gueye (36’), duke fituar ndeshjen 2-0 dhe marrën tri pikët e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll