Sport

VIDEO/ Dramë në Anfield… Liverpooli e nis me fitore Premier Leaguen, gjithçka e kishte lënë për në fund kundër Bournemouth

Premier League nuk mund të kishte ëndërruar për një fillim më të mirë të këtij edicioni të ri. Drama spektakolare u mbyll 4-2 për Reds në minutat e fundit të ndeshjes

15 Gusht 2025, 23:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Dramë në Anfield… Liverpooli e nis me fitore Premier

ANGLI - Me Ekitike që shënoi dhe dha asistin, Liverpooli pati një nisje të suksesshme në startin e Premier Leagues kundër Bournemouth (4-2) këtë të premte në mbrëmje. Golin e dytë e shënoi Gakpo (49’).

Por kampionët në fuqi më pas pësuan një tronditje: nga epërsia 2-0, ata përfunduan në barazim 2-2. Semenyo shënon një dopiedë (64’ dhe 76’), duke e shtangur Anfieldin.

Por ndeshja nuk kishte përfunduar, në fushë do të hynte Chiesa (88’), cili do të përmbyste rezultatin në 3-2, ndërkohë që Salah, me një aksion personal do të vuloste fitoren 4-2 për Liverpool.

Premier League nuk mund të kishte ëndërruar për një fillim më të mirë të këtij edicioni të ri. Këtë të premte në mbrëmje, spektakli ishte në pah të plotë për ndeshjen e parë të Premier Leagues. Drama spektakolare u mbyll 4-2 në minutat e fundit të ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll