Sport

Frank apel tifozëve për mbështetur Mathys Tel, që ishte viktimë e fyerjeve raciste…

Trajneri Thomas Frank pret që tifozët e Tottenhamit t’i bëjnë Mathys Tel një pritje të ngrohtë, kur Burnley të vizitojë Londrën të shtunën. Sulmuesi francez ishte cak i abuzimeve raciste, pasi humbi një penallti në Superkupën e Evropës kundër PSG-së (2-2, 4-3 me penallti).

15 Gusht 2025, 17:30 Nga DOSJA

Frank apel tifozëve për mbështetur Mathys Tel, që ishte

ANGLI - Klubi reagoi, Richarlison erdhi në mbështetje të Thomas Frank, dhe tani është detyrë e tifozëve të ngushëllojnë Mathys Tel.

Pasi humbi gjuajtjen e tij, gjatë ekzekutimit të penalltive të Tottenhamit ndaj Paris Saint-Germain (2-2, 4-3 me penallti) në Superkupën e Evropës, sulmuesi 20-vjeçar francez u kritikua ashpër dhe u shënjestrua me fyerje raciste në rrjetet sociale.

"Është padyshim e tmerrshme ajo që i ndodhi Mathys," komentoi trajneri i Spurs. "Ai është një person i fortë. Shpresoj që me mbështetjen e familjes, miqve të tij dhe tonës, ai do ta kapërcejë këtë përvojë të vështirë." 

Për ta ndihmuar atë, trajneri danez i bëri thirrje tifozëve që do të jenë në stadiumin e Tottenham Hotspur, kur ata do të presin Burnley për ditën e parë të Premier League.

"Tifozët e vërtetë që do të shohim nesër (të shtunën) do ta mbështesin Mathys Tel, kjo është ajo që pres prej tyre. Në kohë të vështira, duhet të bashkohesh. Pres që ata t'i japin një duartrokitje shumë, shumë, shumë të madhe nesër (të shtunën)."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll