Sport

Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield këtë të premte...

Liverpooli do të presë Bournemouthin në debutimin e tyre në Premier Ligë dhe do të mbajë një homazh për lojtarin e ndjerë të kombëtares portugeze.

15 Gusht 2025, 18:00 Nga DOSJA

Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield këtë të

ANGLI - Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield këtë të premte, në ditën e parë të Premier League, për të ndjekur ndeshjen midis Liverpool dhe Bournemouth, ku ish-lojtari i kombëtares portugeze, i cili ndërroi jetë më 3 korrik - si dhe vëllai i tij, André Silva - do të jenë subjekt i homazheve.

Përveç një minute heshtjeje para fillimit të ndeshjes, e cila do të mbahet në të gjitha ndeshjet e raundit hapës të garës, do të ketë edhe homazhe nga tifozët Reds.

Një koreografi e veçantë është planifikuar për stendën legjendare të The Kop dhe gjithashtu për stendën e Sir Kenny Dalglish.

Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield këtë të

"Unë besoj se gruaja, fëmijët dhe familja e Diogos do të jenë në stadium dhe është e rëndësishme që ne, si klub, t'u tregojmë atyre se ata gjithmonë do të kenë dashurinë dhe mbështetjen tone, ndërsa përballen me këtë situatë shumë tragjike. Ne jemi këtu për ta, gjithmonë", tha Arne Slot, siç citohet në programin zyrtar për ndeshjen e së premtes.

Diogo Jota, kujtojmë, përfaqësoi Liverpoolin që nga viti 2020. Ai humbi jetën në moshën 28 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll