Aktualitet

U kapën duke shkëmbyer pakot e drogës, vihen në pranga tre persona në Itali, mes tyre dy shqiptarë

Personat e arrestuar besohet se janë edhe drejtues të grupit të shpërndarjes së drogës në zonë.

14 Gusht 2025, 22:49 Nga N.F
U kapën duke shkëmbyer pakot e drogës, vihen në pranga tre
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion antidrogë e cila u finalizua me arrestimin e tre personave. Mes të arrestuarve mësohet se janë edhe dy shqiptare. Operacioni u zhvilluar në Torino ndërsa grupi u kap me 11 kg kokainë.

Personat e arrestuar besohet se janë edhe drejtues të grupit të shpërndarjes së drogës në zonë. Policia mori informacione për shkëmbim droge në zonë dhe me njëherë u mobilizua dhe arriti të ndjekte hapat e grupit derisa i kapi në flagrancë.

Dy makina me 3 persona mbërritën dhe pas disa lëvizjesh në një parking u afruan dhe më pas kryen shkëmbimin e një qese najloni. Menjëherë policia reagoi dhe i prangosi. Policia sekuestroi edhe rreth 5 mijë euro cash të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës. Autoritetet kryen edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe sekuestruan 4,800 euro dhe materiale paketimi të drogës.

droge ne itali ne pranga dy shqiptare

Sondazh

Poll