Bota

"Jemi lënë në mëshirë të fatit"/ Banorët në Delvinë: Asnjë ndihmë zyrtare! E fikëm zjarrin vetë me duart tona

Duke folur për mediat banorët shprehen se zjarri u përhap deri pranë shtëpive, ku u dogjën tre  banesa, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk mbërriti për të ndihmuar.

14 Gusht 2025, 12:49 Nga E. D
"Jemi lënë në mëshirë të
foto ilustruese

DELVINË- Banorët e Delvinës janë shprehur të revoltuar, pasi zjarret shkrumbuan gjithçka dhe ata nuk morën asnjë ndihmë, madje as zjarrfikësja nuk ka shkuar që t'i ndihmojnë për të shuar flakët. Duke folur për mediat banorët shprehen se zjarri u përhap deri pranë shtëpive, ku u dogjën tre  banesa, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk mbërriti për të ndihmuar.

“Vetëm njerëz me tuba dhe kova uji në dorë, pa asnjë ndihmë zyrtare”, shprehen banorët.

Sipas tyre, zjarrfikëset e ardhura nga Himara dhe Saranda ishin të përqendruara në zonat më të larta të malit, ndërsa komunitetet më të afërta me qytetin u lanë pas dore. Banori gjithashtu shprehet se vetëm nga zjarri i fundit janë djegur mbi 100 rrënjë ullinj shekullorë.

“E fikëm zjarrin vetë, me duart tona”,  thotë një banor.

Në gjithë këtë situatë të rënduar, banorët theksojnë se Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nuk ka qenë prezent në terren, pavarësisht se qeveria ka deklaruar përfshirje të forcave të emergjencës. Banorët të tmerruar shprehen se janë lënë në mëshirë të fatit. 

“Jemi lënë në mëshirë të fatit”,thonë qytetarët.

Sakaq, qytetarët kërkojnë që jo vetëm të jepet ndihmë e menjëhershme për pasojat, por të hetohet edhe pse struktura të tëra nuk janë vënë në lëvizje për mbrojtjen e banesave dhe pronave.

zjarret ne delvine

Sondazh

Poll