Bota

PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri në Greqi

Flakët shkrumbuan ndërtesa, automjete dhe një sipërfaqe të madhe pyjore, ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë betejën me vatrat që janë ende aktive. 

14 Gusht 2025, 11:46 Nga E. D
PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri
pamje nga zjarret ne greqi

GREQI- Greqia ka filluar të numërojë dëmet e shkaktuara nga zjarret masive që "pushtuan" Achaea një qendër rajonale në Greqinë Perëndimore. Flakët shkrumbuan ndërtesa, automjete dhe një sipërfaqe të madhe pyjore, ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë betejën me vatrat që janë ende aktive. 

PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri

Përveç mijëra hektarëve pyll, flakët shkaktuan dëme serioze në Zonën Industriale të Patras. Sipas informacionit zyrtar të dhënë nga presidenti i Shoqatës së Bizneseve të Themeluara, Dimitris Livadaros, zjarri që hyri në zonën industriale ka shkatërruar një fabrikë të braktisur si dhe një zonë magazinimi me plehra. Flakët kaluan nëpër oborret e fabrikave, ndërsa shkaktuan disa dëme në dyqanet jashtë zonës industriale.

PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri

Gjithashtu një ndërtesë e braktisur dhe një zonë e madhe magazinimi pranë Departamentit të Zjarrfikësve të Zonës Industriale u dogjën plotësisht. Vlerësimet fillestare tregojnë se 550 makina u dogjën plotësisht, një shifër që ka të bëjë me shumicën dërrmuese të automjeteve.

PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri

Gjithashtu pamjet nga ky rajon kanë bërë xhiron e botës. Banorët kanë shpëtuar kafshët e tyre, bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Në Achaea kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor. Aktualisht situata është nën kontroll tashmë dhe zjarri ndodhet sipër në mal, duke mos rrezikuar më zonat e banuara.

PAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarriPAMJE/ Gjithçka e shkretë, ja çfarë la pas zjarri

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2025, 08:16 E. D

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën

foto ilustruese ALASKË- Më 1867, një transaksion i jashtëzakonshëm e ka ndryshuar hartën e Amerikës së Veriut: Rus...