Aktualitet

"Ndërhyrja e vonuar"/ Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banorët: Jemi në qiell të hapur! Na janë bërë dëme të mëdha

Banorët e fshatit Skënderaj prej ditës së djeshme braktisën banesën zbathur për ti ikur flakëve e kur të kthehen druajnë se nuk do të gjejnë asgjë veç shkrumb e hi.

13 Gusht 2025, 12:18 Nga E. D
"Ndërhyrja e vonuar"/ Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra,
bonori

GRAMSH- Vatrat e zjarrit në Gramsh, vijon të jenë aktive, duke rrezikuar jetën e banorëve. Flakët kanë shkrumbuar Fshati Shimër, Bletas dhe Skënderaj. Banorët e fshatit Skënderaj prej ditës së djeshme braktisën banesën zbathur për ti ikur flakëve e kur të kthehen druajnë se nuk do të gjejnë asgjë veç shkrumb e hi. Banorët shprehen se nuk dinë as si do të jenë ditët në vijim pasi zjarri u ka marrë të vetmen pasuri që kishin.

"Në Skënderbegas, na ra zjarri në orën 11 -12 , Ne ikëm. Erdhën me helikopterë kur ne po iknim. Kemi lënë pas shtëpinë, bagëtinë. Jemi në qiell të hapur. Na janë bërë dëme të mëdha. Morëm fëmijët e ikëm.. unë ika zbathur..Kur ikëm ne po vinte ushtria e helikopterët.. janë djegur bagëti e lopë. duam ndihmë nga shteti," tha banori për Syri TV. 

zjarret ne gramsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2025, 12:15 E. D

REL: Shqipëria në luftë me flakët

foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasoj&eu...