Aktualitet

"Po ndjekim nga afër situatën"/ Mbyllja e News24, Delegacioni i Bashkimit Evropian: Mosmarrëveshjet midis palëve të përfshira duhet të zgjidhe duke respektuar regullta ligjore

Delegacioni thekson gjithashtu se mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

13 Gusht 2025, 12:04 Nga E. D

"Po ndjekim nga afër situatën"/ Mbyllja e News24,

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me mbylljen e News24. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i Be thekson se po ndjekin nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj. Delegacioni thekson gjithashtu se mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Postimi i Plotë:

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj. Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.
Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

delegacioni i bashkimit evropian

Sondazh

Poll