Aktualitet

Vijojnë zjarret në Gramsh, raportohet për 39 banesa të djegura në 6 fshatra

Zona më e goditur aktualisht është fshati Menkollar, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

13 Gusht 2025, 10:18 Nga DOSJA
Vijojnë zjarret në Gramsh, raportohet për 39 banesa të
foto ilustruese

GRAMSH- Vatrat e zjarrit që kanë përfshirë prej dy ditësh territorin e bashkisë Gramsh kanë marrë përmasa alarmante, duke shkrumbuar qindra hektarë pyje, kullota dhe sipërfaqe të banuara. Gjithashtu bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar 39 banesa në gjashtë fshatra. 

Zona më e goditur aktualisht është fshati Menkollar, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer. Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse, forca të shumta të ushtrisë, zjarrfikësve, banorë dhe vullnetarë, ndërsa dy helikopterë janë aktivë duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji për të mbrojtur zonën nga përhapja në drejtim të fshatit Nartë.

zjarret ne gramsh

Sondazh

Poll