Aktualitet

EMRAT/ Ndezën zjarr në Lushnje dhe Vjosë, vihen në pranga dy persona

Bëhet me dije se Shezai Banaj 61 vjeç ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke, 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.

13 Gusht 2025, 10:20 Nga E. D
EMRAT/ Ndezën zjarr në Lushnje dhe Vjosë, vihen në pranga dy
foto ilustruese

LUSHNJE- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se ndezën zjarr në Lushnje dhe në Vjosë.  Bëhet me dije se Shezai Banaj 61 vjeç ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke, 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.

Ndërsa Arjan Kaja 58 vjeç, banues në fshatin Dushk, ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke.

shezai banaj arjan kaja

Sondazh

Poll