Aktualitet

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët "pushtojnë" qytetin, banorët largohen nga banesat (PAMJE)

Si pasojë e përhapjes masive të flakëve shumë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërkohë autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën emergjente.

13 Gusht 2025, 07:31 Nga E. D
Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët
zjarri ne delvine

DELVINË- Situata është paraqituar alarmante edhe gjatë natës në Delvinë.  Flakët janë përhapur shpejtë dhe kanë mbërritur edhe në periferi të qytetit dhe rrezikon seriozisht zonat e banuara.

Si pasojë e përhapjes masive të flakëve shumë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, ndërkohë autoritetet janë në terren për të menaxhuar situatën emergjente.

Gjithashtu forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thyer. Sakaq, situata mbetet mjaft serioze dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

zjarret

Sondazh

Poll