Aktualitet

Flakë e tym gjithandej/ Vatrat e zjarrit në Delvinë po u afrohen puseve të naftës dhe spitalit të qytetit, ja si paraqitet situata (FOTO+ VIDEO)

Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur deri në lagjen "Llakë".

12 Gusht 2025, 21:28 Nga N.F
Flakë e tym gjithandej/ Vatrat e zjarrit në Delvinë po u afrohen
Zjarri

DELVINË- Situata e zjarreve në Delvinë është alarmante ndërsa flakët po i afrohen puseve të naftës. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit.  Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit. Mësohet se është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit që të mos shkaktojnë shpërthime.


Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur deri në lagjen "Llakë". Pamjet tregojnë se situata është e rëndë ndërsa tymi dhe flakët kanë marrë pushtetin e zonës. Fotot duket sikur tregojnë ndonjë vullkan aktiv i cili nxjerr llavë por në fakt janë flakët të cilat kanë djegur bimësi të shumtë. Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.

zjarret ne delvine

Sondazh

Poll