Aktualitet

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Dalin pamjet nga momenti i të shtënave, njerëzit vrapojnë për t'u shpëtuar plumbave, i plagosuri bie në tokë pa ndjenja (VIDEO)

Në video dëgjohen të shtëna të shumta ndërsa personat që janë në vendngjarje nuk reagojnë pasi nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Pas disa krismash ata nisin të vrapojnë për të shpëtuar.

12 Gusht 2025, 22:23 Nga N.F
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Dalin pamjet nga momenti i të
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Pamje nga momenti i të shtënave ku mbetën viktimë tre persona në Gjilan janë publikuar së fundmi. Mediat në Kosovë kanë publikuar momentet kur dëgjohen të shtënat në vendin e ngjarjes ndërsa personat e pranishëm të shokuar largohen për të shpëtuar veten nga plumbat.


Në video dëgjohen të shtëna të shumta ndërsa personat që janë në vendngjarje nuk reagojnë pasi nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Pas disa krismash ata nisin të vrapojnë për të shpëtuar. Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.


Vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk arritën të mbijetonin. Policia ka vënë në pranga një të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë.

vrasja e trefishtë në gjilan

Sondazh

Poll