Aktualitet

Situatë alarmante edhe në 4 fshatra të Poliçanit, zjarret po afrohen pranë banesave

Përhapja e flakëve ka sjellë që zjarri të afrohet pranë banesave duke rrezikuar djegien e tyre.

12 Gusht 2025, 22:11 Nga N.F
Situatë alarmante edhe në 4 fshatra të Poliçanit, zjarret
Foto ilustruese

POLIÇAN- Një tjetër vatër zjarri problematike është në Njësinë Administrative Tërpan në Poliçan. Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Përhapja e flakëve ka sjellë që zjarri të afrohet pranë banesave duke rrezikuar djegien e tyre. Nga situata alarmante pasdite janë evakuar banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe banorët e zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur të Ballollit. Temperaturat e larta dhe era kanë qenë në favor të flakëve të cilat rrezikojnë dhjetëra banesa dhe jetët e banorëve.

zjarri ne polican

Sondazh

Poll